Rusia stacionon 10 aeroplanë luftarakë në Krime

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se ka vendosur më shumë se 10 avionë luftarakë SU-27 dhe SU-30 në Krime, pasi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Ukraina dyshohet po përgatit një “provokim” ndaj Krimesë në fund të vitit.

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se aeroplanët janë vendosur në bazën ushtarake Belbek në Krime, ku ata do të stacionohen në mënyrë të përhershme.

Tensionet mes dy fqinjëve janë shtuar pasi Rusia konfiskoi tre anije ukrainase qe kishin hyre pa leje ne territorin rus.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne