Rusia thekson mbi bashkëpunimin me Kinën dhe trojkën evropiane për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Rusia, si një nga anëtarët e rëndësishëm të G 4 + 1, ka theksuar gjithmonë nevojën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, duke theksuar në të njëjtën kohë përmbushjen e plotë të angazhimeve të Iranit në kuadrin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkohë që SHBA-ja gjithashtu është tërhequr nga kjo marrëveshje.

Rusia dënon sanksionet bërthamore të SHBA kundër Iranit. Moska ka bërë të gjitha veprimet për të mos ndalur bashkëpunimin me Iranin edhe përkundër vendosjes së sanksioneve nga ana e SHBA kundër Iranit. Në lidhje me këtë, Mikhail Ulyanov, ambasadori i Rusisë në ANEA, duke vënë në dukje kundërshtimin e Moskës ndaj sanksioneve të SHBA kundër RII, ka thënë: SHBA po ndjekin një politikë agresive dhe të presionit ekonomik kundër Iranit. Zyrtarët rusë me fillimin e raundit të ri të sanksioneve kundër Iranit kanë deklaruar se mbështesin marrëveshjen bërthamore të Teheranit. Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, të dielën, duke theksuar mbështetjen e Moskës, Bashkimit Evropian dhe Kinës për marrëveshjen bërthamore, ka shtuar se  largimi i SHBA nga kjo marrëveshje ishte një gabim i madh. Ministria e jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se është kundër çdo sanksionimi të njëanshëm kundër Iranit që ka për qëllim të shmangë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zakharova edhe njëherë i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të largohen nga vendosja e sanksioneve kundër Iranit, sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Aleksandër Novak, ministri rus i energjisë gjithashtu tha se pavarësisht nga fillimi i sanksioneve të reja, Moska po kërkon një mekanizëm për bashkëpunim me Iranin dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me Teheranin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha gjithashtu se Rusia do të mbrojë interesat e kompanive të saj në Iran nga sanksionet e reja. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se BE po dënon veten duke zbatuar kërkesën e Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Megjithatë, ndërkohë që politika e kufizimeve nuk dëmton SHBA, BE ‘vuan’ nga humbja e disa miliarda eurove. Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, Lavrov foli për gjendjen e mjerë të marrëdhënieve BE-Rusi, duke i përshkruar ato aq larg normales. “‘Kërcënimi mitik rus’ është imponuar mbi evropianët, kryesisht nga jashtë”, tha diplomati. “Përplasja midis BE-së dhe Rusisë, vendosja e sanksioneve, u imponua mbi vendet evropiane ‘me urdhër të drejtpërdrejtë’ nga Uashington”. Por Lavrov u shpreh se SHBA nuk u përball me ndonjë efekt të kundërt nga politika që mbështeti, ndryshe nga BE. “Sipas vlerësimeve, shtetet e BE-së kanë pësuar mbi 100 miliardë euro nga vendosja sanksioneve. Është e rëndësishme që politikanët evropianë ta kuptojnë këtë”, shtoi ministri. Rusia, e cila duhej të hakmerrej, është gati të heqë kufizimet e vendosura ndaj mallrave evropiane në vitin 2014. “Ne kemi folur vazhdimisht për gatishmërinë tonë për të shfuqizuar kundërveprimet”, tha Lavrov. “Megjithatë, BE duhet të bëjë hapin e parë. Nga sanksionet nuk përfitojnë as Rusia as BE”. Sipas një njoftimi të agjencisë CCTV, Kina klientela më e madhe e naftës iraniane, është përjashtuar nga sanksionet amerikane dhe do të vazhdojë blerjen e naftës nga Irani. Në të njëjtën kohë sipas njoftimit të lëshuar nga Departamenti amerikan i thesarit, 8 vende përkatësisht Kina, Koreja e Jugut, India, Japonia, Turqia, Greqia, Italia dhe Tajvani mund të vazhdojnë importin e tyre të naftës nga Irani. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, dje shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne