Rusia: Vriten 850 terroristë në Idlib

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ruse njoftoi se rreth 850 terroristë takfiristë janë vrarë ndërsa forcat siriane, të mbështetura nga avionët luftarakë rusë, zmbrapsën një sulm të terroristëve në një zonë të reduktimit të tensionit në krahinën siriane Idlib.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ruse tha të mërkurën në një deklaratë se Fronti Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra Front dhe aleatët e tij filluan një ofensivë kundër pozicioneve të forcave qeveritare siriane të vendosura në veri dhe në verilindje të qytetit Hama. Gjenerali Sergei Rudskoi, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm, tha se rreth 850 terroristë u vranë pasi komanda ruse në Siri urdhëroi një operacion, duke përfshirë sulmet ajrore dhe një ofensivë tokësore të kryer nga forcat ushtarake siriane, për të penguar sulmin terrorist. Deklarata shton se terroristët pësuan humbje të rënda, pasi në operacion u shkatërruan 11 tanke, tre automjete luftimi të këmbësorisë, 46 kamionë me municione, pesë mortaja, 20 kamionë mallrash dhe 38 pika të furnizimit me municione. Ushtria ruse tha se ofensiva e terroristëve kishte për qëllim të pengonte operacionin e suksesshëm të forcave qeveritare siriane në lindje të Deir al-Zurit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne