Russia Gate jep dënimin e parë: shpallet fajtor ish-menaxheri i Trump-it

Përfundimisht një gjykatë amerikane ka dhënë verdiktin e parë për Russia Gate.

Ish-kreu i fushatës elektorale të Donald Trump, Paul Manafort, është shpallur fajtor për 8 akuza ndërkohë që pritet të shpallet edhe dënimi.

Procesi është mbajtur në Alexandria, shumë pranë kryeqytetit Uashington D.C.

Prokurori special Robert Mueller e akuzoi Manafort për 18 shkelje të Kodit Penal, por në fund gjykatësi i hoqi 10.

Për 10 akuzat, juria nuk gjeti një vendim unanim, ndaj ranë sipas procedurës gjyqësore në SHBA.

Kundër ish-menaxherit të Trump janë shprehur 27 dëshmitarë dhe janë shfletuar 370 dokumente zyrtare.

Manafort u dënua pasi i ka fshehur qeverisë paratë që duhej të paguante si taksë si pasojë e lobimit për ish-presidentin e Ukrainës, aleatin e ngushtë të Vladimir Putinit.

Para pak ditësh Trump e mbrojti ish-bashkëpunëtorin e tij kur tha se “për kohën që punoi me mua u tregua korrekt dhe i zoti. Besoj se procesi ndaj Manafort është mjaft i trishtuar dhe një gabim”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne