Sa baza i ka SHBA në Irak?

Që nga fillimi i këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë krijuar dy baza ushtarake në Irak, duke mbuluar radarët e instaluar në tërë Irakun dhe zonat e tij përreth.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të qëndrojnë në Irak pas operacionit të saj ushtarak në këtë, raportojnë mediat vendore irakiane, ku sipas tyre një çështje e tillë ka krijuar shumë polemika në mesin e autoriteteve irakiane. Kryeministri i Irakut Heidar Ebadi më herët tha në një bisedë me rrjetin Fox News se ai pranon të qëndrojnë trupat amerikane në vendin e tij për të mbështetur forcat irakiane edhe pas dëbimit të ISIS. Disa zyrtarë të Irakut kanë njoftuar gjithashtu se forcat amerikane kanë krijuar dy baza ushtarake në perëndim dhe në veri të Irakut që nga fillimi i këtij viti, përmes së cilës mund të përdoren avionë luftarakë për të fluturuar në çdo zonë në Irak. Në të dyja bazat, janë instaluar sisteme të avancuara të radarëve për të mbuluar të gjithë Irakun dhe vendet fqinje si Jordania, Arabia Saudite, Irani, Turqia dhe Siria./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne