Saga e Sommayeh Mohammadi, si përfundoi muxhahedinia nga Kanadaja në kampin Ashraf në Irak?

Shqiptarja.com nis sot publikimin e 6 artikujve botuar në median kanadeze në të cilat shpjegohet se si përfundoi muxhahidine nga Kanadaja në kampin Ashraf Sommayeh Mohammadi. Historia e saj u mësua në fillim të korrikut 2018 kur në Shqipëri mbërritën prindirit të cilët këkojnë ta takojnë por nuk kanë mundur ende.

Të gjashta shkrimet në formë investigimesh janë realizuar nga gazetari Stewart Bell i cili njihet so një ndër ekspertët më të mirë në Kanada për çështjet e terrorizmit. Seria e publikimit të këtyre investigimeve me titull “Fëmijët e Rezistencës” nga gazeta National Post, për MEK dhe Sommayeh Mohammadi ka nisur në vitin 2006.

Artikulli i gazetarit në 2006

Në shkrimin e parë Stewart Bell tregon se si Sommayeh Mohammadi me dëshirën e babait Mostafa Mohammadi iu bashkua në nga Kanadaja MEK e më pas u rekrutua për të shkuar në kampin Ashraf në Iraq. Në këtë shkrim Mostafa Mohammadi citohet të jetë shprehur se: “U besova atyre. Në kohën kur dërgova vajzën time unë u besoja atyre… Mendova se kjo organizatë respektonte të drejtat e njeriut dhe nuk mendova se do të bënin të njejtën gjë që bëri Khomeini me popullin e tij”, u shpreh Mostafa, një ish-aktivist i këtij grupi guerilas i njohur me emrin Muxhahidin- Khalq ose MEK.

Ndërsa në shkrimin e dytë gazeta kanadeze National Post tregon hisrinë se si edhe Mohammad Mohammady vëllai i Sommayeh iu bashkua MEK edhe ai me bekimin e të jatit. “Pas kësaj familja Mohammady menduan të dërgonin djalin e tyre Mohammed në Irak për të kërkuar Somayeh dhe për ta sjellë në shtëpi” shkruan Stewart Bell.  “Dhe ky ishte gabimi im i dytë”, thotë Mostafa babai i Somayeh e cila ndodhet ende me MEK në Shqipëri ndërsa i biri Mohammady i është bashkuar familjes në Kanada.

Kampi Ashraf

Shkrimi i parë i gazetarit kanadez me titull “Adoleshentët kanadezë rekrutohen për të përmbysur qeverinë iraniane”

Nga Stewart Bell, National Post/ 6 tetor 2006

Mostafa Mohammadi eshte me një foto të vajzës së tij Somayeh, 25 vjec, në shtëpinë e tij në Richmond Hill. Mohammadi po punon për lirimin e vajzës së tij…

Sommayeh Mohammadi u largua në vitin 1998, la shkollën në gjysëm dhe u largua nga Kanadaja në një kamp trajnimi guerilësh në Irak.

National Post gjatë një hetimi ka zbuluar se  Mujahedin-e Khalq rekrutoi adoleshentët në Kanada dhe i dërgoi ata jashtë vendit me qëllimin për të përmbysur qeverinë iraniane me forcë. Sot do të fillojmë një tregim prej pesë pjesësh dhe do të tregojmë për një familje kanadeze, që u përfshi thellë me guerilët në Irak dhe tani është penduar.

Videoja që luhet në televizorin e dhomës së ndenjës së Mostafa Mohammadit tregon vajzën e tij, Sommayeh me një uniormë ushtarake dhe flokët e saj të  futur në një shami.

Kjo video është realizuar në fushat në veri të Bagdadit, në kompleksin guerilas i quajtur Kampi Ashraf, ku Somayeh jeton aktualisht.

Somayeh ishte studente në Etobicoke Collegiate Institute, deri në klasën e 10 ku e la përgjysëm për t’u bashkuar me guerilasit në Irak. Përgjatë gjithë këtyre viteve të largimit të saj prindërit kanë bërë shumë për ta kthyer në Kanada. Ata kanë shkruar shumë letra lutëse për komandantët guerilë dhe qeverinë kanadeze. Po ashtu prindërit e Somayeh kanë udhëtuar në Irak katër herë.

Por ajo është ende atje.

“Truri i saj është shpelarë. Qeveria kanadeze duhet ta marrë atë nga atje, e dimë që motra ime nuk është terroriste”, tha vëllai i saj i vogël Morteza.

Prindërit e Somayeh janë nervozë dhe shumë të shqetësuar. Ata janë të shkatërruar, sepse vajza e tyre është anëtare e kësaj organizate, Gjithashtu ata ndjehen fajtorë, sepse në njëfarë mënyre ishin shkaku që vajza e tyre u bë pjesë e kësaj organizate.

“U besova atyre. Në kohën kur dërgova vajzën time unë u besoja atyre… Mendova se kjo organizatë respektonte të drejtat e njeriut dhe nuk mendova se do të bënin të njejtën gjë që bëri Khomeini me popullin  e tij”, u shpreh Mostafa, një ish-aktivist i këtij grupi guerilas i njohur me emrin Muxhahidin- Khalq ose MEK.

National Post gjatë një hetimi zbuloi se MEK dërgoi rekrutues në Kanada për të rekrutuar adoleshentët dhe për t’i dërguar në Kampin Ashraf, ku ata ishin të armatosur dhe të trajnuar për të përmbysur qeverinë iraniane me forcë.

Një grup iranian në Toronto, Qendra për Mendim, Dialog dhe të Drejtat e Njeriut në Iran, thotë se tre djem dhe shtatë vajza nën moshën 18 vjeç u dërguan në Ashraf.

Deri më sot, vetëm një kanadez dihet se është kthyer në Kanada nga Ashraf, ndersa të tjerët mbetën brenda këtij kampi të paaftë të largohen. Mes tyre është edhe Somayeh.

Familja e Mostafa Mohammadit u largua nga Teherani pasi u përball me një diktaturë të ngurtë të mullahëve. Revolucioni islamik i vitit 1979 i Khomeinit në fillim pati një mbështetje të gjërë, por më pas u shfaq zhgënjimi.

MEK, i udhëhequr nga Massoud Rajavi, kishte qenë një nga mbështetësit më të fortë të revoltës për të zhvendosur Shahun, i cili i parapriu sundimit të Khomeinit. Por kur Khomeini nisi një goditje ndaj grupeve të opozitës, MEK u kthye kundër regjimit të ri dhe filloi të vrasë zyrtarët kryesorë qeveritarë dhe të rrëmbente aeroplanët iranianë.

Në Teheran Mostafa ishte përkrahës i MEK, megjithëse ai tha se asnjëherë nuk ishte anëtar, vetëm një përkrahës që shpërndante literatura të tyre dhe përpiqej të bindte të tjerët për t’iu bashkuar MEK.

Kunati i tij, Hadi Hamzeh Dolabi, u bashkua me MEK, por u arrestua në vitin 1981 dhe u ekzekutua nga rojet revolucionare të Khomeinit tre vjet më vonë. Gjithashtu edhe një kunatë e tij iu bashkua MEK, por u vra në vitin 1988.

Duke qenë në rrezik dhe i frikësuar për jetën e tij Mostafa së bashku me familjen e tij u largua në Turqi në vitin 1992. 18 muaj më vonë ata fituan statusin e refugjatit dhe në shtator të vitit 1994 fluturuan për në Amsterdam e më pas në Toronto.

Dy muajt e parë ata jetuan në një strehë refugjatësh në Scarborough dhe më pas u vendosën në banesën e tyre në Etobikoke.

Në pranverën e vitit 1994 Mostafa iu bashkua një komuniteti për të festuar Vitin e Ri iranian dhe aty u ftua në një zyrë në Toronto nga disa aktivistë mbështetës të MEK.

Nga jashtë zyra e tyre dukej si një shtëpi e zakonshme në një lagje banimi. Por, brenda të gjithë mbanin uniforma të MEK dhe muret ishin zbukuruar me flamuj dhe portrete të MEK-ut nga Rajavi dhe gruaja e tij, Merjem.

Kjo ishte shtëpia që shërbeu si selia e mbështetjes të grupit guerilas, MEK. Nga kjo shtëpi MEK-u organizoi protesta dhe fitoi shumë para.

Mostafa tashmë i pranishëm në këtë shtëpi shikonte filma propagandistikë me gruan dhe fëmijët e tij, ndersa mori pjesë edhe në diskutimet në grup.

MEK i etur për të parë përmbysjen e regjimit iranian e fajësonte atë për vdekjen e disa anëtarëve të tij dhe Mostafa i pajtuar me MEK filloi të mblidhte para për kauzën.  Ai shkonte derë më derë duke treguar fotografi të fëmijëve duke qarë dhe histori se si prindërit  e tyre ishin ekzekutuar nga regjimi iranian. Të shtunave dhe të dielave Mostafa shoqërohej edhe nga vajza e tij Somayeh, e cila në atë kohë ishte 13 apo 14 vjec. Në vitin 1997, MEK filloi të rekrutonte ushtare njerez, sepse ata që kishte me pare ishin plakur dhe kishte nevojë për të rinj për të ringjallur Ushtrinë Popullore.

Rekrutuesja, e cila shkoi në Kanada ishte një grua e imët me syze dhe shami. Ajo quhej Mazia. Vëmendja e Mazia-s filloi të përqëndrohej tek Somayeh. Ata folën së bashku dhe Mazia i tregoi Somayeh foto të kampit Ashraf duke  e përshkruar si një vend shumë të këndëshëm.

Mazia e bindi Somayeh që të merrte pjesë në një demonstratë në Uashington dhe më 30 qershor 1997, ajo kaloi kufirin dhe udhëtoi në Pirayesh, baza sekrete e MEK-ut.

Somayeh u kthye sërish në Toronto dhe filloi klasën e 10, por ajo e la në gjysëm për të përfunduar si anëtare e MEK. Ajo ishte vetëm 17 vjeçe, por Kreu i Rrjetit të rekrutuesve, Sima i tha Mostafa se vajza e tij do të kthehej në mënyrë të sigurtë pas një muaji.

Mostafa kishte opinion të mirë për MEK-un dhe në atë periudhë muxhahedinët ende nuk ishin klasifikuar si grup terrorist.

“Ne menduam se ata ishin një grup nacionalist që donte të rrëzonte qeverinë iraniane. Menduam se ishte si kampet e tjera që drejtoheshin nga njerëz të mirë, prandaj unë pranova që vajza ime të shkonte atje”, tha Mostafa.

Somayeh tha se prindërit e saj kanë paguar edhe biletën e saj të udhëtimit, por Mostafa e mohoi këtë.

“Nuk kisha para. Zyra amerikane e MEK bleu biletën”, këmbënguli ai.

“Mendoj se qëllimi ishte vetëm të mashtrojë disa të rinj dhe t’i çojë atje. Në atë kohë nuk e dija”, tha ai.

ke.mu./ma.nd./ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne