Saimir Tahiri mesazh në gjykatë: Kështu do e hanë të gjithë

Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Në momentin kur po afrohej pranë derës së Gjykatës, një nga operatorët e televizioneve rrëzohet .

Ky moment është përdorur nga ish-ministri për të dhënë një mesazh në drejtim të kamerave.

“Kështu do e hanë të gjithë”, tha Tahiri.

Në seancën e 11 qershorit, Tahiri paraqiti një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kërkuan shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për tre vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar krīminal, “kryerja e veprave penale nga organizata krīminale”, “grup i strukturuar krīminal”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne