Shqiperia

Salianji: Rama sot duhet t’i kishte vënë gojës kapak pusete

Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se arrestimi i djalit të deputetit legjitimon akuzat e oficerit Nuhu dhe diskrediton Rilindjen ndërsa nuk i kursen akuzat ndaj prokurorisë që e quan vasale të kryeministrit Edi Rama.

Në një status në “Facebook”, Salianji shkruan se padrejtësia më e madhe ajo që qytetarët e ndjejnë përditë është përdorimi i pushtetit politik për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe përdhunuar shoqërinë për një grusht fëlliqësirash që sot më e pakta duhet ta mbyllnin gojën me kapak pusete.

STATUSI I SALIANJIT

Triumfi i Nuhut, poshtërimi i Ramës.

Arrestimi i sotëm i djalit të deputetit legjitimon akuzat e policit Nuhu, e diskrediton Rilindjen, vendos prokurorinë në pozitat e vasalit të Ramës, përdor arrestimin për show propagandistik 3 muaj pas ngjarjes.

Shteti sot ka dy modele, heroin Nuhu që me koston e përballjes me mafien shtetërore dhe dhunën e eprorëve ndërmori një akt thuajse sublim, ku në emër të së drejtës u largua nga familja dhe profesioni në emër të drejtësisë së munguar.

Sot arrestimi i djalit të deputetit e legjitimoi kauzën e tij, për tre muaj ndërhyrja e deputetëve të Ramës ka bërë që një bandit të lihet i lirë deri në momentin e sakrificës së një polici dhe pasi opozita e zbardh ngjarjen.

Arresti i sotëm është vetëm një pjesë e padrejtësisë, padrejtësia më e madhe ajo që qytetarët e ndjejnë përditë është përdorimi i pushtetit politik për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe përdhunuar shoqërinë për një grusht fëlliqësirash që sot më e pakta duhet ta mbyllnin gojën me kapak pusete.

Sot falë insistimit dhe dokumentimit të plotë Nuhu ka arritur të faktojë para publikut ngjarjen, sot Opozita ka faktuar që qeveria ka përdorur çdo mjet për të mbyllur këtë aferë. Sot të gjithë e shohin koston e përballjes me mafien.
Mafia lëshon ushtarët e vegjël si fillim!

Salianji Fb

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE