Bota

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin mund të ngrenë çmimet e naftës mbi 150 $

Sanksionet e ardhshme të SHBA-së mbi sektorin e energjisë të Iranit, të cilat do të vendosen më 4 nëntor, mund të rrisin çmimet e naftës mbi 150 dollarë për fuçi prej rreth 75 dollarë që është tani, paralajmëruan ekspertë të sektorit të energjisë.

Kapaciteti rezervë i OPEC-ut aktualisht është në nivelin më të ulët ndonjëherë, tha Pierre Andurand i cili drejton fondin prej $ 1.2 miliardë Andurand Commodities dhe i cili kishte parashikuar rritjen e madhe të çmimit të naftës në vitin 2008. “Do të jetë një çështje reale,” shkroi ai në Twitter , duke parashikuar çmimet mbi 150 $ për fuçi brenda dy viteve. Analistët besojnë se një ndërprerje ndaj furnizimeve iraniane prej rreth 2.4 milionë fuçi në ditë mund të shkaktojë një goditje të madhe në treg në varësi të asaj se sa do të preken furnizimet e naftës nga vendet e tjera. Irani ka paralajmëruar se nëse eksportet e tij të naftës do të bllokohen, do të punojë për të parandaluar të transportin detar të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për dërgesat detare./ PT

OPINIONE

INTERVISTA