Sanksionet ndaj Venezuelës do të dëmtojnë tregun botëror të naftës

Ministri i Naftës i Venezuelës, Manuel Quevedo, ka deklaruar se sanksionet e SHBA-ve për kompaninë e naftës venezueliane PDVSA do të ndikojnë në mënyrë negative në tregun botëror.

Në një intervistë për Televen, Quevedo, i cili po ashtu është president i PSVSA, komentoi sanksionet duke thënë se do të ndikojnë në çmimet e naftës në vitin 2019.

“Ajo që ndodhi me Citgo është tërësisht e paligjshme, një vjedhje, e cila u përpoq me anë të sanksioneve”, tha Quevedo.

Vendi i Amerikës së Jugut është perballur me tensione kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe disa vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne