Sarajevo Safari: Hetimet mbi pagesat për vrasje civilësh gjatë rrethimit të Sarajevës

“SARAJEVO SAFARI”,

QUHET FILMI I AUTORIT SLLOVEN MIRAN ZUPANIÇ, NJË RRËFIM TRONDITËS SE SI SNAJPERISTËT ITALIANË VRANË FËMIJË NË SARAJEVË NË KOHËN E RRETHIMIT TË SAJ USHTARAK NË VITET 1992 – 1994

Në rrëfimin e tij tronditës autori slloven, Miran Zupaniç, në fillim të filmit tregon se si një agjent, gjysmë amerikan-gjysmë kroat, e ka takuar në Vjenë dhe e ka ftuar që të shkojë në Sarajevë si gazetar-reporter lufte, meqë e ka folur mirë gjuhën serbo-kroate për të parë se ç’po ndodhë atje, ngase amerikanët, siç thotë autori, kanë qenë shumë të interesuar me e ditur se ç’po ndodhte në Bosnje, sidomos për rrethimin e Sarajevës, duke e prezantuar atë si reporter lufte nga Sllovenia, për ta marrë më lehtë lejen akredituese për të hyrë në Bosnje, gjegjësisht në Sarajevë, nga shtabi i ushtrisë serbe të Bosnjës që gjendej në Pale.

Miran Zupaniç thotë se gjatë periudhes 1992-1994, 35 herë ka shkuar në Bosnje, duke qëndruar në shumë qytete nga 10 deri në 14 ditë, ndërsa në Sarajevë gjithherë ka shkuar me aeroplan të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), për të lëvizur nga qyteti në qytet për të parë se çfarë ndodhte atje, për ta informuar agjencinë amerikane rreth çdo gjëje që ka parë, për të cilën për punën që po bënte paguhej mjaft mirë. Ndonjëherë, thotë ky “gazetar”, luaja bixhoz në rrugët e Sarajevës me qytetarët, madje humbja deri në 7 mijë dollarë, thotë në rrëfimin e tij “gazetari” slloven, dhe kjo ishte pjesë e strategjisë tonë për mbulimin e identitetit tim faktik, të agjentit amerikan, mbase e dija fort mirë se jeta ime ishte në rrezik të madh çdo ditë. Thotë, se vetë amerikanët kanë qenë të mahnitur me punën e tij që e bënte në mënyrë tejet profesionale, së bashku me një reporter tjetër, se si isha i infiltruar në shumë firma dhe institucione të caktuara për t’i monitoruar nga brenda. Udhëtoja dhe paraqitesha se gjoja po e mbroja Jugosllavinë, duke tubuar informata për amerikanët, dhe në janar të vitit 1993 na ftuan në Beograd, dhe aty takova disa kolegë nga ish Jugosllavia, dhe disa nga ta më pyetën, se a dua të dijë diçka më shumë, dhe, se në atë moment kuptova një anë shumë të errët të luftës civile, apo siç quhej lufta në Bosnje. Nga aty me helikopter kemi shkuar në Pale, ku ishte selia e Republikës serbe, dhe aty më thanë se do më tregojnë diçka, ku për herë të parë nga afër dëgjova për “Safari në Sarajevë”, gjuetinë në njerëz. Isha në Gërbavicë (vend afër Sarajevës) dhe aty nga afër mësova se për shuma të caktuara të hollave po vinin njerëz të panjohur të cilët gjuanin në banorët e rrethuar të Sarajevës. Isha për dy ditë në Pale dhe aty pashë, se si i pritnin ekipet (snajperistët) të cilët i dërgonin në Safari afër Sarajevës. Njëri nga përfaqësuesit e ushtrisë serbe më tha se do të mi tregojë pozicionet e tyre shumë afër ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës. Ne ishim të veshur me xhaketa dhe helmeta antiplumb për shkak të sigurisë, dhe i cili më pas më tregoi pozicionet e ushtrisë serbe, dhe aty pash tre burra të cilët nga pamja e tyre kuptova se nuk janë nga Bosnja, nuk janë as serb, as malazez, por që mund të jenë nga Evropa, njëri m’u duk sikur ishte rus, sepse unë i dalloj njerëzit nga fytyra, të gjithë ishin të përgatitur (të armatosur), dhe shihej se diçka do ndodhte, bile njëherë mendova se ata janë gazetarë të huaj, sepse edhe vet isha i akredituar si gazetar, por pashë se ata nuk ishin të frikësuar sikur ne gazetarët kur na dërgonin në fushën e betejës ku na ngritej adrenalina, ndërsa ata mezi pritshin të fillonin të bënin diçka.
Hymë në dy dhoma të bëra gati, çdo gjë ishte e maskuar, aty kishte disa pozicione nga të cilat gjuhej me snajper dhe ku bëhej ndërrimi, pasi që gjuanin nga njëri, shkonin në pozicionin tjetër, ngase kishin frikë se mos po qëlloheshin nga kundërshtari në anën tjetër, pra i ndërronin pozitat për të mos u zbuluar nga ana tjetër (ushtarëve boshnjakë) se nga cili vend po i gjuanin. Njëri nga snajperistët i folu kolegut të tij në gjuhën e pastër angleze, duke i thënë të përgatitej, mendova se do shtrihej afër tij, por ai mori turbitë për të shikuar dhe me pushkën e tij filloi të gjuaj, dhe unë e pranoj sinqerisht se në atë çast isha i shokuar me atë që po shihja, ani pse isha mësuar të shoh pamje trishtuese në disa vende tjera më përpara. Madje me turbitë e tyre pashë se si një person ra për toke nga goditja me snajper, dhe sesi njerëzit iknin me shpejtësi nga ai vend. Këta njerëz (snajperistët) që pashë aty nuk ishin njerëz të zakonshëm, ishin të pozicionuar në vendet e tyre dhe prapashpinën e kishin të sigurt, e dija se politikanët nuk kishin shkuar aty me luftua, por se ishte dikush që vinte nga prapavija, ishin njerëz që kishin ardhur afër Sarajevës për të gjuajtur në dhe vrarë fëmijë dhe civilë, sepse nga ky akt ata ndjenin një kënaqësi të madhe, meqë nuk donin të vrisnin vetëm kafshë, por edhe njerëz..!?
Asnjëherë nuk kam dëgjuar për çmimin e sakët të pagesave që bënin, por e di se ishin shuma marramendëse të larta, sidomos për ata që vrisnin fëmijë. Dhe ky safari (gjahu në njerëz) ka zgjatur nga fillimi i luftës, dhe, kjo ishte një gjë e lehtë për t’u organizuar, njerëzit (snajperistët) vinin nga Beogradi deri në Pale dhe transportoheshin me helikopter, ku nga aty dërgoheshin në vende të caktuara për “gjah” në njerëz, i merrnin në shenjë njerëzit, i vritnin dhe kënaqeshin për trofenë e tyre, dhe, pastaj ktheheshin me aeroplan në shtëpitë e tyre, dhe kështu ka vazhduar seria e tyre e vrasjeve në Bosnje.

Edhe pse kam udhëtuar me ta në aeroplan kurrë nuk kam vënë kontakt me ta, sepse serbët më kishin thënë që kurrë mos të zbulojë atë që kam parë në Bosnje. I kam parë 7 snajperistë duke vrarë fëmijë, ishte diçka e tmerrshme, e trishtë, se si nëna mbante për dore fëmiun e saj, derisa ai goditej me plumb dhe i vdiste në duar. Kjo ishte diçka tepër e tmerrshme.

Ky ishte rrëfimi i “gazetarit” slloven, ndërsa ja çfarë thotë për Sneiper-SAFARIS në Sarajevë oficeri gjerman, Thomas Gast, i cili në vitet 1992-93 kishte shërbyer në forcat e UNPROFOR-it në Bosnje:

Para janarit 1992 kemi mbërri në aeroportin e Sarajevës, Bosnja ishte një kamp i përqendrimit ushtarak, më pas arritëm në lagjen e Sarajevës e quajtur Nedzarici, nga aty kaluam të gjitha lagjet tjera ku ishim të shtytur që të ruhemi nga granatimet e artilerisë së rënd të çetnikëve serb të kalibrit prej 155, 5 mil., të cilët gjuanin mbi Sarajevën, duke shkatërruar çdo gjë para vetes me granata që hedhnin mbi këtë qytet plotë fëmijë, gra dhe civilë.

Ndërsa, sot po e bëjë këtë video lidhur me atë që quhet;

https://www.kosmo.at/menschensafari-reiche-italiener-zahlten-fuer-scharfschuetzen-wochenende-in-sarajevo/?

Revista gjermane: KOSMO

Menschensafari: Reiche Italiener zahlten für Scharfschützen-Wochenende in Sarajevo
Reiche Italiener sollen für 70.000 Pfund nach Sarajevo gereist sein – nicht zum Sightseeing, sondern um auf Zivilisten zu schießen. Für Kinder gab es einen Aufpreis.

Botuar me 12.11.2025

Die Staatsanwaltschaft Mailand ermittelt gegen wohlhabende Italiener, die während des Bosnienkriegs für sogenannte “Menschensafaris” nach Sarajevo gereist sein sollen. Laut den Vorwürfen zahlten sie bis zu 70.000 Pfund, um auf Zivilisten zu schießen – mit Aufpreis für das Töten von Kindern. Die Anschuldigungen wurden durch den 2022 erschienenen Dokumentarfilm “Sarajevo Safari” des slowenischen Regisseurs Miran Zupanic bekannt, der Zeugenaussagen über diese schockierende Praxis sammelte.

Përkthimi shqip:

“Italianët e pasur dyshohet se paguan 70,000 paund për të udhëtuar në Sarajevë – jo për të vizituar turistët, por për të qëlluar civilët. Kishte një pagesë shtesë për vrasjen e fëmijëve.

Zyra e prokurorit publik të Milanos po heton italianët e pasur që dyshohet se udhëtuan në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës për të ashtuquajturat “Safari njerëzore”. Sipas akuzave, ata paguan deri në 70,000 paund për të qëlluar civilët – me një pagesë shtesë për vrasjen e fëmijëve. Akuzat dolën në dritë përmes dokumentarit të vitit 2022 “Sarajevo Safari” nga regjisori slloven Miran Zupaniç, i cili mblodhi dëshmi dëshmitarësh rreth kësaj praktike tronditëse.

Entuziastët e pasur të armëve thuhet se kanë udhëtuar për në Sarajevë si “turistë snajperë” gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990. Në rrethimin më të gjatë të një kryeqyteti në luftën moderne, më shumë se 10,000 njerëz u vranë nga granatat dhe zjarri i snajperëve midis viteve 1992 dhe 1996.

Turistët, që dyshohet se vijnë nga qarqet e ekstremit të djathtë, thuhet se u kanë paguar anëtarëve të ushtrisë serbe të Bosnjës shuma të mëdha për udhëtime fundjave në qytetin e rrethuar për të marrë pjesë në vrasjen e banorëve. Sipas hetuesve, ata fluturuan me linjën ajrore serbe Aviogenex nga Trieste në Beograd dhe paguan midis 70,000 dhe 88,000 paund për rolin e tyre si “snajperë fundjave”. Raportet e medias tregojnë se janë ngarkuar tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve”.

Oficeri gjerman Thomas Gast thotë se përveç “turistëve snajperistë” italianë të tillë ka pasur edhe nga Gjermania, Franca, etj., të cilët kanë shkuar në Bosnje, së pari në Sarajevë, me vra civilë, në rend të parë fëmijë, krime të cilat i kanë bërë për t’i ushqyer-ngopur epshet e tyre kriminale prej gjahtarëve në njerëz të gjallë, ose siç quhen me gjuhën e kriminalistikës Kanibalë.

Ja, ky është rrëfimi i vonuar dhe i heshtur për opinionin për afër 37 vite, dhe kjo është ana më e errët e një lufte tragjike dhe gjenocidi në zëmër të Evropës, ZHDUKJA E NJË populli të tërë, atij Boshnjak, pra kjo është e vërteta makabër e një kontinenti që quhet Evropë, ose kanceri dhe degjenerimi i një civilizimi, i cili veten e quan civilizim antik, kristian, modern dhe demokratik, oligarkët e të cilit vrasin fëmijë dhe njerëz të pafajshëm, vetëm për t’i kënaqur epshet e tyre mazohiste, shkizofrenike, kanibaliste dhe antinjerëzore. Gjatë kohës së rrethimit të Sarajevës për 4 vite, 1992 – 1996, janë vrarë 1.601 fëmijë.

Përgatiti: Rexhep ELEZAJ
15. 11. 2025

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne