Nga Bajramm Shabani
Sejjid Hasan Nasrallahu, Ajatollah Sejjid Ruhollah Komeini, Ajatollah Ali Homenei, Sejjid Ebrahim Raisi i vrare që të kater keta burra thuhet se janë nga familja e pejgamberit tonë të dashur me origjinë nga Muhammedi SAVS.
Termi Sejjid ka kuptimin me origjinë nga familja e pejgamberit SAVS, keta kater burra janë me origjinë nga Aliu dhe Fatimja e bija e pejgamberit tonë të dashur paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të.
Qe te kater keta burra Sejjid Hasan Nasrallahu i Hezbollahut ne Liban tani dëshmor i martirizuar pë çështjen palestineze, Sejjid Ebrahim Raisi, Ajatollah Sejjid Ruhollah Komeini qe beri Revolucionin Islam ne Iran dhe zevendesi i tij Ajatollah Ali Homenei jane pasardhes te familjes se pejgamberit tone te dashur Muhammed Mustafase SAVS.
Ajatollah Sejjid Ruhollah Komeini, Ajatollah Ali Homenei, ish presidenti i Iranit i vrare vitin e kaluar Ebrahim Raisi dhe Sejjid Hasan Nasrallahu ish lideri i Hezbollahut tani deshmorë, dallojnë nga lideret tjerë të botes sepse ne venat e tyre qarkullon gjaku i pejgamberit tonë të dashur gjaku i Muhammedit SAVS.
Keta burra jane sulmuar me se shumti, keta burra jane etiketuar mese shumti, këta burra kanë sakrifikuar më së shumti.
Dy prej ketyre SEJJIDEVE u vranë për çështjen palestineze dhe per Mesxhidi Al Aksanë, presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallahu, ndersa Ajatollah Ali Homenei sakrifikoi nje pjese te trupit te tij per çështjen e shenjtë madhore ua gjymtuan doren e djathtë. Askush deri me sot ne boten islame nuk ka bere me shume sesa keta kater burra. Ajatollahu i pare beri Revolucionin Islam ku islamizoi deri ne njefare mase shoqërinë iraniane, i dyti Ajatollah e vazhdoi Revolucionin por e pesoi ku humbi doren e djathte, Hassan Nasrallahu dhe Ebrahim Raisi u martirizuan.
Izraeli dhe SHBA sulmuan Iranin dhe Irani ju kunderpergjigj duke e shndërruar Izraelin në Gaza gjate kesaj blic lufte 12 ditore.
Deri me sot asnjë shtet muslimanë nuk ka marrë guximin ta sulmoj Izraelin, por ate e beri Irani ne krye me Ajatollah Ali Hamenein duke e bere te devalevoje Izraeli mbrenda 12 ditesh.
Prandaj them qe keta kater burra nuk jane si gjithe te tjeret, sepse janë gjaku i familjes se të Derguarit tonë të dashur SAVS. keta burra kane bere veprime të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme, prandaj kanë shkruar historinë jo me shkronja të argjendit por me shkronja të diamantit.
Sot Irani është bere vendi i vetem ne boten Islame qe nuk dorezohet, sulmit i pergjigjet me sulm e dhunes me dhunë. Ky eshte vetem fillimi lufta ne mes Iranit dhe angloamerikaneve në anën tjeter do të vazhdoj deri në fitoren perfundimtare.
Irani i ka treguar botes e sidomos botës islame se nuk dorezohet, nuk pranon poshterimin, nuk pranon ta dorezoj sovranitetin dhe vazhdon rezistencen deri ne fitoren perfundimtare. Irani i ka treguar botes islame se me guxim, pergaditje, perkushtim dhe disciplinë te jashtëzakonshem arrihet fitorja.
Kohet e jashtëzakonshme nxjerrin burra të jashtëzakonshem, ndersa kohet ku dominon luksi dhe konsumi i tepert nxjerrin burra labil dhe te paqendrueshem qe i ngjajnë djemeve të mamave dhe te papave.
Rroftë Irani dhe lideri shpirteror vizionar Ajatollah Ali Hamenei me gjithe aleatet e tyre RUSINË, KINËN dhe Korenë e Veriut./gazetaimpakt