Sekretari i NATO-s: Taksa nuk ndihmon, të rifillojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca Veri-Atlantike mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Unë kam thënë vazhdimisht se tarifat 100 përqind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë në përparimin e dialogut mes dy vendeve”, thotë Stoltenberg.

Përmes një video-konferencë kushtuar Raportit Vjetor të Aktivitetit të Aleancës 2019, ai tha se NATO-ja mbetet e përkushtuar për misionin e KFOR-it në Kosovë.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të rifilluar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon,” tha Stoltenberg.

Përveç thirrjes për heqjen e tarifave dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve në Kosovë.

“Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe paqe kur bëhet fjalë për tensionet që shohim në Kosovë”, thotë Stoltenberg.

Ai thekson se NATO mbetet e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne