Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), ka theksuar se lartësitë e Golanit janë tokë e Sirisë.
Guterres, i cili zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm egjiptian, Samih Shukri në Kajro, tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar një dekret me të cilin ka njohur “sovranitetin e Izraelit” në lartësitë e Golanit.
Guterres tërhoqi vëmendjen ndaj insistimit të OKB-së mbi sovranitetin e Sirisë në lartësitë e Golanit.
Sa i përket çështjes palestineze, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete, kryeqyteti i të cilit është Jerusalemi, si dhe ata po përpiqen shumë për të gjetur një zgjidhje për të siguruar që të gjitha rezolutat e OKB-së të zbatohen.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres i cili tha se u takua edhe me presidenti egjiptian, Abdulfettah al-Sisin, njoftoi se ata diskutuan në lidhje me Jemenin dhe krizën siriane.
Ministri i Jashtëm egjiptian, Samih Shukri tha se në këto takime, ata kanë diskutuar në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres mbërriti dje në Egjipt dhe u takua me Al Azhar Sheik Ahmad al Tayyib dhe me Ministrin e Jashtëm egjiptian, Samih Shukri.
Pas takimeve dy ditore në Egjipt, pritet që Guterres të udhëtojë edhe në Libi.
Burimi : Sputnik News / ML