Sekuestrohen 81 kg marìhuanë në Igumenicë, pranga shoferit. Drōga ishte fshehur në…

Sekuestrohen 81 kg marìhuanë në Igumenicë të Greqisë. Mësohet se në kuadër të operacionit nga antidrōga e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë, u vu në pranga një 52-vjeçar grek.

Mësohet se drōga ishte fshehur në një furgon, në një vend të improvizuar enkas, brenda të cilit kishte 15 pako me 81 kg marijuanë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 1250 euro dhe 1 celular.

Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenice, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogōn e Selanikut dhe atë të Athinës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne