Sekuestrohen rreth 2 milion euro në një automjet të ardhur me tragetin e linjës Bari-Durrës

Rreth 2 milion euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit.

Kjo sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një kamioni.

Kamioni me targa TR 2046 U kishte mbërritur në orën 01:30 të mbrëmjes së djeshme nga Bari.

Kamioni kishte dalë katër ditë më parë nga Shqipëria. Policia e ka bllokuar për kontroll.

Departamenti i Krimeve të Rënda është duke trajtuar rastin menjëherë pasi u njoftua nga policia në doganë, duke ndaluar kështu drejtuesin e mjetit i cili ndodhej i vetëm.

Deri më tani burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit.

/Ora News

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne