Senatorët amerikanë kërcënojnë Arabinë: Sauditët do ta paguajnë shtrenjtë nëse e kanë vrarë gazetarin Khashoggi

Nëse pohimet se mbretëria arabe e ka vrarë gazetarin e shquar dalin të vërteta, atëherë Arabia Saudite do ta paguajë shumë shtrenjtë, tha një senator i lartë republikan të hënën.

Jamal Khashoggi, gazetar dhe kolumnist për The Washington Post, është zhdukur që kur hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Në llogarinë e tij të Twitter, Lindsey Graham tha se Rijadi duhet të japë një “përgjigje të ndershme”, duke shtuar se pozicioni i tij është i njëjtë me atë të senatorëve Bob Corker, republikan dhe Ben Cardinit, demokrat.

“Ne biem dakord që marrëdhëniet SHBA-Saudi të prishen nëse pretendimet për keqbërje nga ana e qeverisë saudite dalin të vërteta dhe për ketë do të paguhet një çmim i shtrenjtë ekonomikisht ose në forma të tjera”, ka shkruar Graham.

Të hënën, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Konsullatës Saudite të tregojë nëse Khashoggi u largua nga ndërtesa pas hyrjes, duke ju drejtuar zyrtarëve të konsullatës me fjalët “se nuk mund të largohet dikush nga aty dhe ju të thoni thjesht që ai u largua nga ndërtesa”.

Policia turke që hetoi rastin, tha në një deklaratë të shtunën se 15 Sauditë, duke përfshirë edhe disa zyrtarë, arritën në Stamboll në dy aeroplanë dhe hynë në konsullatë ndërsa Khashoggi ishte ende brenda.

“Vlerat e vendit tonë duhet të jenë domosdoshmërisht një gur themeli për politikën tonë të jashtme, si me armiqtë ashtu edhe me aleatët,” tha Graham./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne