Serbi, dy të rinj shqiptarë rrihen barbarisht sepse flisnin shqip

Dy të rinj shqiptarë janë rrahuar në mënyrë brutale në Serbi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ku njëri prej shqiptarëve ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Siç raporton televizioni nacional N1 disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar në një stacion taksie dy të rinjtë shqiptarë me iniciale G.B dhe C.M.

Nuk dihet ende arsyeja e sulmit të shqiptarëve, por raportohet se dy të rinjtë kanë folur shqip me njëri-tjetrin.

Në një deklaratë, autoritetet serbe thonë se shqiptari C.M ka dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Vojvodinës, por përsëri jeta e tij është në rrezik.

Edhe shqiptari tjetër ka marrë lëndime të rënda, por pa rrezik për jetën.

“Apelojmë te autoritetet kompetente për të sjellë autorët e këtij incidenti sa më shpejt të dalin para drejtësisë,” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Zyrës së Bashkësisë të Shqiptarëve në Serb. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të 4 personave, që mendohet se kanë sulmuar dy shqiptarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne