Rajoni

Serbi: Ministri i Mbrojtjes Vulin hyn në grevë urie kundër opozitës

Mediat serbe njoftojnë se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin do të hyjë në grevë urie në mjediset e Parlamentit. Sipas gazetës “Vecernje Novosti” ai do të shoqërohet në këtë akt nga 30 anëtarë të parlamentit që i përkasin shumicës qeverisëse si dhe nga disa këshilltarë bashkiakë të Beogradit.

Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të vënë në dukje “dhunën e kryer nga politikanët opozitarë Bosko Obradoviç, Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiç,shkruan gazeta.

Karagjozllëku politik në Ballkan nuk ka kufij dhe siç thuhet Vulin do ta njoftojë sot vendimin, ndërkohë që nesër opozita serbe ka njoftuar protestë masive. Futja në grevë urie brenda Parlamentit krijon dy palë artificiale duke i kthyer grevistët në viktima, ndërkohë që protesta është kundër qeverisjes së Aleksandër Vuçiç. Është një mënyrë për të sulmur duke u mbrojtur, pak a shumë ajo që po bën Edi Rama në Tiranë.

Ngjashmëria e situatave është si dy pika uji. Njerëzit po ata, thjeshte flasin gjuhë të ndryshme. Në Beograd ka një Erion Veliaj me kombësi serbe, quhet Goran Vesiç dhe është zv. Kryetar Bashkie. Ky Vesiç do marrë pjesë në grevë urie pasi sipas tij: kjo është e vetmja mënyrë e arsyeshme dhe e qytetëruar për të qëndruar kundër huliganizmit dhe dhunës që liderë të opozitës po kryejnë në Beograd…të cilët po frenojnë punën në qendër të qytetit, duke shkatërruar pronën e qytetarëve dhe duke larguar investitorët

Sipas tij Serbia është e ndarë mesa tyre që duan progresin dhe modernizimin dhe atyre që e pengojnë. Virusi i politikanëve me origjinë sociale nga OJQ-të është përhapur dhe po krijonë vëllazërimin e koncepteve dhe të gjuhës, po unifokon retorikën dhe patjetër po ustallizohet në vjedhje.

OPINIONE