Rajoni

Serbia dhe Rusia firmosin 21 marrëveshje me vlerë 660 milionë euro

Serbia dhe Rusia firmosën 21 marrëveshje me vlerë 660 milionë euro. Putin u prit me ceremoni të vecantë me të shtëna kurse në rrugët e kryeqytetit dolën mijëra veta për ta pritur gjatë lutjes në tempullin e Shën Savës.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd Putin ka theksuar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

“Ne e konsiderojmë të padrejtë dhe të rrezikshme atë që po ndodh në Kosovë. Po e ndjekim me vëmendje situatën në rajon. Bashkë me partnerët do të punojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Nëse duam stabilitet në rajon duhet të gjejmë kompromis dhe kur kjo të ndodh të respektohet” – deklaroi Putin.

Ndërsa Presidenti serb, Alleksandar Vucic, pasi mori medaljen e Rusisë tha se për cdo vendim do të konsultohet me Moskën. “Ne duam kompromis për cështjen e Kosovës, por duket se dikush nuk e do një gjë të tillë. Natyrisht unë do të konsultohem me presidentin Putin, por nuk jam shumë optimist për zgjidhjen”- theksoi presidenti serb.