Serbia i ankohet Izraelit se pengesë për aneksimin e Kosovës i kanë dalë ‘islamikët’

“Ballkani Perëndimor është hapësirë e rëndësishme për rekrutimin e anëtarëve të Shtetit Islamik që luftojnë në Irak e Siri”, ka thënë në Izrael sekretarja shtetërore në MPB të Serbisë Dijana Hërkaloviq, dhe njëkohësisht ka shtuar se Beogradi bën përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit.

Ajo, si përcjell FoNet, ka thënë se më së shumti luftëtarë në ato vende shkojnë nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova.

Sipas saj, sfida më madhe për Serbinë është, siç e ka quajtur ajo, situata e ndërlikuar e sigurisë në Kosovë ndërsa ka theksuar se në Kosove ka shumë ekstremistë të lidhur me shtetin islamik dhe me organizata të tjera terroriste./ koha.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne