‘S’është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë, tek ekrani i kompjuterit’, Besa Shahni falënderon mësuesit: Bini në kontakt me të gjithë nxënësit!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përmes një video-mesazhi, i është drejtuar mësuesve duke i falënderuar ata për punën e mirë që është bërë me nxënësit gjatë kësaj jave.

Pavarësisht se mesimi eshte pezulluar ne te gjitha shkollat e vendit, mesuesit po vijojne mesimin nga shtepia, permes lidhjeve te internetit.

‘S’është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë, tek ekrani i kompjuterit’, Besa Shahni falënderon mësuesit: Bini në kontakt me të gjithë nxënësit!

Mesazhi i plotë:
“Mësues të dashur!
Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës time për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjuterit, por ju të gjithë e bëtë pa u ankuar fare.
Sot që flasim, rreth 75% të nxënësve kanë patur komunikim me mësuesit e tyre – pra me juve – kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet t’i bëjnë gjatë këtyre 2 javëve. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që të përfshijmë sa më shumë nxënës në komunikim direkt me mësuesit e vet. Kështu që ju ftoj, ju lutem, nëse nuk keni rënë në kontakt ende me nxënësit tuaj, ta bëni këtë sa më parë që është e mundur.
Na pret edhe një javë tjetër e vështirë, ku do të punojmë në kushte shtëpie, por e di dhe jam e bindur që bashkë do t’ja dalim!”
/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne