Sezoni i ri i Ertuğrul, publikohen sekuencat e para (VIDEO)

Janë publikuar sekuencat e para të sezonit të ri të serialit që po thyen të gjitha rekordet e reitingut në Turqi e cila transmetohet në televizionin shtetëror TRT.

Rekordmeni i të mërkurës, Ertuğrul hyri në sezonin e pestë.

Skenaristi i këtij seriali, Merhmet Bozdağ përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar edhe fragmentin për pjesën e parë të këtij seriali shumë të ndjekur.

‘Në Söğüt do të themelojmë një shtet global që do përhapë paqe dhe qetësi. Për përhapjen e drejtësisë së Allahut, nuk do të ndalemi nga lindja e ditës deri në perëndim të saj!’, komenton ai.

–           Kush iu shtua serialit të Ertuğrul në këtë sezon?

Me nisjen e sezonit të ri, serialit i janë shtuar disa emra të njohur si, Hande Soral me rolin e gruas së dashur të Ertuğrul. Armanğan Oğuz me rolin Ataç, Ünal Silver me rolin Umur Beu. Kimya Gökçe Aytaç me rolin Evdokia, si dhe İlker Aksum dhe Eser Karabil.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne