Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i BFI-së

Me 18 vota pro dhe 3 kundër Shaqir Fetahu është zgjedhur reis i Bashkësisë Fetare Islame, përcjell SHENJA.

Ndërkohë Fetahu deri më tani 7 muaj ka qenë ushtrues detyre i BFI-së.

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot fitoi BFI-ja, sot fituam të gjithë, njerëzorja dhe konstruktivja. Prej sot kemi amanet dhe përgjegjësi të madhe të prezantojmë islamin në frymën e tij burimore dhe tradicionalë”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së. /SHENJA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne