Bota Historia

SHBA: 51 vjet pas vrasjes së Martin Luther Kingut

Kanë kaluar 51 vjet që nga vrasja e Dr Martin Luther King, Jr. – predikuesi afrikano-amerikan i cili udhëhoqi një lëvizje të të drejtave civile që ndryshoi Amerikën dhe bëri jehonë në mbarë botën. Qysh atëherë, Amerika ka bërë hapa të mëdhenj në çështjen racore, por ndarjet e thella ende vazhdojnë.

29 gusht, 1963… ishte një fjalim që elektrizoi kombin dhe i vendosi të drejtat civile dhe drejtësinë ekonomike në qendër të debateve në Amerikë.

Profesorja për Racën, Median dhe Komunikimin në Universitetin Amerikan … Sherri Williams:

“Ajo që ai po përpiqej të arrinte ishte barazia racore dhe jo vetëm barazia racore, por edhe drejtësia ekonomike”. “Ne e dimë se pikërisht përpara se të vdiste, ai po punonte në Fushatën për Njerëzit e Varfër. Ai ishte në Memfis duke punuar me punëtorët sanitarë, të cilët ishin në grevë dhe në thelb po kërkonin vetëm një pagë për të jetuar”.

Greg Carr në Universitetin Howard thotë se ndërsa ka patur përparim, pabarazitë ekonomike ende ekzistojnë.

“Nëse shikoni Amerikën me ngjyrë në përgjithësi, ekonomikisht një familje afrikano-amerikane në këtë vend, ka një pasuri prej 10 centësh për çdo dollar që ka një familje e bardhë. Pra një të dhjetën e pasurisë së një familjeje të bardhë – kjo është absurde”.

Por ekonomia e tanishme relativisht e fortë amerikane, ka gjallëruar tregun e punës për të gjitha racat. Shkalla e papunësisë për afrikano-amerikanët ra nën 6 për qind vitin e kaluar, më e ulta që nga viti 1972. Megjithatë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Harvardit, ((https://www.hsph.harvard.edu/news/press-releases/black-americans-discrimination-work-police/)) gjysma e të gjithë amerikanëve me ngjyrë njoftuan diskriminim në vendin e punës..

OPINIONE