SHBA armatos ushtrinë greke me 70 helikopterë ushtarakë

70 helikopter të tipit “Kiowa Warriors” janë dorëzuar dje Ushtrisë greke. Pervec tyre, ushtria greke ka marrë edhe pjesë rezervë, si dhe simuluesin për stërvitjen e pilotëve.

Sipas mediave greke, këto helikopterë do të përdoren në ushtrimet që do të zhvillohen në detin Egje dhe Adriatik.

Bëhet fjalë për helikopterë luftarakë të lehtë. Tani, ushtria greke do të bëhet shtet dominues në Ballkan sa i përket manovrimit në ajër dhe sistemit ajror, shkruan e përditshmja greke “Ethnos”

Në anën tjetër blerja e këtyre helikopterëve shkaktoi shqetësime tek qytetaret të cilët që nga kriza e vitit 2015 ballafaqohen me kriza ekonomike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne