SHBA dërgon aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanembajtësen Abraham Lincoln me një flotë avionësh luftarakë dhe bombarduesish në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj atyre që Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se janë “një numër treguesish shqetësues dhe paralajmëruesish që po shkallëzohen dhe që lidhen me Iranin.

Në një deklaratë të dielën në mbrëmje, zoti Bolton tha se këto veprime po merren për të “dërguar një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm ndaj regjimit iranian, se çdo sulm ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara apo ndaj atyre të aleatëve tanë do të përballen me forcë të fuqishme “.

Përveç aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln, në grupin e mjeteve ushtarake përfshihen avionë luftarakë, helikopterë, destrojerë dhe më shumë se 6,000 marinarë të cilët u nisën nga Shtetet e Bashkuara në fillim të prillit.

Zyrtarët iranianë nuk reaguan menjëherë publikisht ndaj njoftimit të zotit Bolton.

Në përgjigje të emërtimit nga SHBA të Rojes Revolucionare Islamike një grup terrorist, Irani u përgjigj duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës shtetëror i terrorizmit dhe i forcave të tij në Lindjen e Mesme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne