Bota

SHBA dhe Bahreini do të nënshkruajnë marrëveshje për avionët F-16

Qeveria amerikane paralajmëroi se me Bahreinin do të nënshkruajë marrëveshje për shitjen e avionëve ushtarak F-16, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Agjencia amerikane për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë u bë e ditur se Departamenti amerikan i Shtetit me Bahrenin do të nënshkruajë marrëveshje në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarë. Në marrëveshjen përfshihet edhe shitja si dhe modernizimi i 19 avionëve luftarak F-16. Marrëveshja parasheh edhe shitjen e anijeve për rojën bregdetare dhe raketave Tow.

U theksua se SHBA-të do t’i shesin Bahreinit 19 avionë luftarakë, por parashihet edhe modernizimi i 20 avionëve të blerë më herët F-16.

Oferta e shitjes është dërguar në Kongres për shqyrtim./ AA

OPINIONE