ShBA do të lërë në Siri 500-600 ushtarë

Në një intervistë për televizionin «ABC News» Shefi i Shtabeve të Bashkuara të ShBA-së, Mark Milley bëri deklarata në lidhje me prezencën ushtarake të vendit të tij në Siri

“Një gjë është e sigurt, që numri do të jetë më i vogël se 1.000. Ndoshta 500 apo 600 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Siri për të vazhduar luftën e ShBA-së me organizatën terroriste DAESH”,- tha Milley për «ABC News».

Gjenerali Milley foli për mundësinë e rishfaqjes së organizatës terroriste DAESH në rast të mos-vazhdimit të presionit ndaj saj.

Vrasja e Ebubekir al-Bagdadit, ish-liderit të organizatës terroriste DAESH, ka shkaktuar një veprim “shkatërrues” mbi organizatën,- e vijoi argumentimin e tij Milley, duke shtuar se ata zotërojnë informacione të konsiderueshme edhe për liderin e ri të organizatës dhe kur të vijë rasti i duhur do ta kapin edhe atë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne