SHBA fillon patrullimet në fushat e naftës në Siri

Pas operacionit antiterrorist të Turqisë “Burimi i Paqes”, ushtria amerikane ka rifilluar patrullat në fushat e naftës në verilindje të Sirisë.

Pesë mjete të blinduara dhe dy pikapë të ushtrisë amerikane patrulluan në një linjë prej rreth 40 kilometrash midis qytezës Kahtaniya dhe rajonit Rumeylan.

Në këtë mënyrë, forcat amerikane rifilluan patrullat në provincën Haseke në verilindje të Sirisë, të cilat më herët i ndaluan për shkak të operaconit “Burimi i Paqes”.

Kahtaniya, rajon në lindje të qytetit Kamishli, njihet për praninë e fushave të naftës.

Ndërkaq, rajoni tjetër i naftës, Rumeylan, gjendet rreth 15-20 kilometra larg kufirit me Irakun.

Në Rumeylan gjendet baza ajrore e SHBA-së dhe mbi 100 ushtarë amerikanë.

SHBA javën e kaluar shtoi përforcimiet ushtarake rreth provincës Deyrizor pasi qeveria amerikane njoftoi se do të forcojë praninë ushtarake në fushat e naftës në Siri./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne