SHBA-ja do të ndërtojë dy baza ushtarake të reja në Irak

Farhan al-Dulaimi, anëtar i Këshillit të Qytetit të Al-Anbarit në Irak, njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të ndërtojnë dy baza ushtarake të reja në shkretëtirën pranë kufirit të provincës me Sirinë.

Sipas tij, njëra prej bazave do të ndërtohet në veri të komunës Ar-Rumana në distriktin Al-Qaim, ndërsa tjetra në lindje të distriktit Ar-Rutbah.

Al-Dulaimi theksoi se që të dyja bazat do të ndërtohen në pika strategjike rreth 100 km nga kufiri me Sirinë dhe se trupat amerikane do të mbështesin forcat irakiane për të garantuar sigurinë kufitare.

Zonat në të cilat SHBA-ja planifikon të dislokohet, ndodhen në trekëndëshin Irak-Jordani-Siri, mbi itinerarin kryesor të kalimeve kufitare.

Rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë me mision në Irak që prej shfaqjes së organizatës terroriste DAESH në vitin 2014, për të luftuar këtë grup famëkeq dhe për të mbështetur forcat e sigurisë në rajon.

Interesant është fakti që menjëherë pas vendimit të javës së kaluar të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria filluan të qarkullojnë informacione se baza të reja amerikane do të ndërtohen në Irak.

Megjithatë as qeveria qendrore në Bagdad dhe as administrata e Uashingtonit nuk janë prononcuar ende në lidhje me ndërtimin e bazave në fjalë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne