Bota

SHBA-ja ka gisht në vrasjet në Jemen

Për dallim nga pretendimet e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, New York Times ka shkruar se SHBA-ja ka akses në regjistrat e sulmeve ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në Jemen.

Gazeta amerikane New York Times ka shkruar se SHBA-ja ka qasje në regjistrat e sulmeve ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në Jemen dhe se sauditët kanë shpërfillur këshillat e SHBA-së në lidhje me objektivin e duhur.

Duke u bazuar në 10 ish zyrtarët amerikan, gazeta New York Times publikoi një lajm me titull “Shitja e armëve ndaj sauditëve, la gjurmët e gishtërinjve të amerikanëve në masakrën në Jemen”.

Në lajm u shpreh se: “Amerika ka gisht në të gjitha luftërat ajrore në Jemen të shkaktuara nga sulmet ajrore që çuan në vdekjen e më shumë se 4 mijë e 600 civilëve.”

Në lajm u vu në dukje se Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Jemenit kanë thënë se nuk kanë qenë të informuara se në sulmet ajrore të zhvilluara në ceremonitë e dasmave, xhamive dhe të funeraleve, janë përdorur bomba amerikane, dhe është thënë se: “Një ish zyrtar i lartë tha se Shtetet e Bashkuara kanë pasur qasje në çdo sulm ajror në Jemen që nga ditët e para të luftës civile atje.”

Në lajm po ashtu u vu në dukje se kanë dështuar edhe përpjekjet e SHBA-së për të këshilluar sauditët se si ti mbrojnë civilët, dhe se sauditët kanë fshehur edhe përpjekjet e SHBA-së për të hulumtuar sulmet aksidentale ajrore, dhe u tha se janë shpërfillur shumë nga vendet që nuk duhet të sulmohen.

Tom Malinowski, ish zyrtar i çështjeve të jashtme, i cili i dha pikëpamjet e tij për këtë çështje, u shpreh kështu: “Së fundmi, ne arritëm në përfundimin se sauditët nuk dëshironin të na dëgjojnë. Sauditëve u janë dhënë koordinatat e sakta të objektivave që nuk duhet të kishin goditur, por ata vazhdonin të goditnin.”

Në lajm po ashtu u tha se pavarësisht nga të gjitha këto, ushtria amerikane vazhdon ti jap Arabisë Saudite karburant, trajnim dhe municion për sulme ajrore.

MUAJI NËNTOR ËSHTË MUAJI NË TË CILIN JANË PËSUAR MË SË SHUMTI HUMBJE

Në këtë lajm gjithashtu u theksua se pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggit, është rishikuar mbështetja e Amerikës për luftën në Jemen, dhe se SHBA-ja ka ndaluar mbështetjen e saj me karburant për avionët luftarak saudit në Jemen dhe po ashtu u rikujtua se për të ndaluar të gjithë mbështetjen ndaj Arabisë Saudite, Senati amerikan duhet të ndërmerr disa hapa.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga të gjitha këto zhvillime, që nga janari i vitit 2016, Vendndodhja e Konfliktit të Armatosur dhe grupi i quajtur Projekti i të Dhënave të Ngjarjeve kanë vënë në dukje se muaji nëntor është muaji në të cilin janë pësuar humbjet më të mëdha.

Sipas raportit të këtij grupi, është vënë në dukje se 3 mijë e 58 persona, duke përfshirë 80 civilë të cilët vdiqën në sulme ajrore, humbën jetën e tyre në luftën civile.

‘LUFTA E BRENDSHME NË JEMEN ËSHTË NJË FATKEQËSI STRATEGJIKE PËR SAUDITËT’

Ndërkaq profesori i Universitetit Georgetown, Daniel L. Byman u shpreh kështu: “Lufta civile në Jemen u bë një fatkeqësi strategjike për sauditët. Nuk ka asnjë indikacion se lëvizja Houthi u mund në sulme ajrore. Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin fuqinë e tyre për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Jemen. SHBA duhet t’i mbrojë aleatët e vet nga ta.”

Burimi : Sputnik News/ ML