ShBA-ja ndërpren ndihmat për Palestinën

Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se ndihmat e planifikuara për Palestinën në vlerë 200 milionë dollarë me urdhër të Presidentit Donald Trump do të transferohen në vende tjera.

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me çështjen.

Në komunikatë thuhet se do të rishqyrtohen ndihmat në vlerë 200 milionë dollarë të planifikuara për ti dhënë udhëheqjes së Palestinës, të cilat do të përdoren edhe nga Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Komunikata në fjalë, e bërë në një kohë kur po jetohen rritjet e tensionimeve mes ShBA-së dhe Palestinës rreth procesit të paqes në Lindjen e Mesme, vijon me këto fjalë: “Në fund të këtij vlerësimi fondi ekonomik në vlerë mbi 200 milionë dollarë, i planifikuar të përdoret edhe në Bregun Perëndimor dhe Gazë, me urdhër të Presidentit do të transferohet në vende tjera. Ky fond do të përdoret për projekte me prioritet të lartë”.

Në mes tjerash thuhet se parasysh janë edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet shoqëria ndërkombëtare gjatë bërjes së ndihmave në Gazë dhe pretendohet se “kontrolloi i qytetit nga ana e Hamasit po rrezikon edhe jetët e banorëve të tij”.

Bëhet e ditur se ky vendim do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ShBA-Palestinë të tensionuara pas vendimit të njëanshëm të administratës së Trumpit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.

Pas vendimit të administratës së Trumpit për Jerusalemin, ShBA-ja ka humbur rolin e saj të ndërmjetësuesit në procesin e vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa Ndihmëspresidenti, Mike Pence gjatë dy vizitave të fundit të realizuara në këtë rajon nuk u takua me asnjë lider palestinez./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne