Bota

ShBA-ja pezullon ‘për momentin’ ndarjen e familjeve të migrantëve

Procedurat gjyqësore janë pezulluar, për momentin, në ShBA kundër migrantëve të mbërritur ilegalisht nga Meksika me fëmijët e tyre për shkak të mungesës së vendeve për të mbajtur të gjitha këto familje, por politika e tolerancës zero ka mbetur e pandryshuar, sipas autoriteteve amerikane.

Komisari i doganave dhe mbrojtjen e kufijve, Kevin McAleenan theksoi të hënën për gazetarët se u kishte dhënë fund procedurave gjyqësore kundër migrantëve të mbërritur me fëmijët e tyre.

Ky vendim është një pasojë e ndryshimit nga Presidenti Donald Trump javën e kaluar duke i dhënë fund ndarjes së familjeve të migrantëve të paligjshëm.

Politika e “tolerancës zero” nga administrata Trump përballë migracionit të paligjshëm shkaktoi ndarjen e shumë fëmijëve nga prindërit e tyre duke shkaktuar një reagim të ashpër në ShBA deri në radhët e republikanëve, por gjithashtu dhe në nivel ndërkombëtar me kritika të ashpra nga OKB-ja./ trt