SHBA kryeson tregtinë e armëve, Rusia dhe Turqia me rritjet më të mëdha

Rusia e Vladimir Putinit mbetet e vendosur në ngritjen e mëtejshme të prodhimtarisë dhe shitjes së armëve. Kompanitë ruse të prodhimit të armëve, kanë shtuar ndjeshëm prodhimin vitet e fundit, duke e renditur vendin të dytin pas SHBA-së për shitjen e armëve.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0-IX_EJ0u8U]
Në renditjen e 100 kompanive kryesore nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI), kompanitë ruse zënë rreth 9.5 për qind të totalit të shitjes së armëve për vitin 2017, ose 37.7 miliardë $.

Në vend të parë, renditen me një diferencë të madhe kompanitë amerikane me 57 për qindtë totalit të shitjeve, ose 226.6 miliardë $. Ndërsa Britania zbret në vendin e tretë me 9.0 për qind. Në përqindje, kompanitë turke kanë shënuar rritjen më të madhe me 24 pikë.

Rusia shpenzoi për mbrojtjen vitin e shkuar 61 miliardë dollarë, dhe përafërsisht kaq planifikon të shpenzojë edhe vitin e ardhshëm. Ndërkohë buxheti i propozuar për mbrojtjen në SHBA për vitin 2019 është 750 miliardë dollarë. Shumica e fondeve, do të shkojë për modernizimin e arsenalit bërthamor.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne