Bota

SHBA – Ligjvënësit: Jamal Khashoggi s’mund të jetë vrarë pa dijeninë e princit Mohammad bin Salman

Senatori republikan i Karolinës së Jugut në SHBA, Lindsey Graham, deklaroi të dielën se nuk beson që vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi të jetë kryer pa dijeninë e princit të kurorës saudite, Mohammad bin Salman.

Në një prononcim për kanalin “NBC News”, Lindsey Graham theksoi se nuk është informuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me krimin në fjalë.

“Por unë s’i kam besuar qysh prej ditës së parë asaj që 15 persona apo sado qofshin, t’i kenë hipur avionit për të shkuar në Turqi dhe copëtuar një opozitar të rëndësishëm në princit të kurorës (Mohammad bin Salman) pa dijeninë dhe direktivën e këtij të fundit”, saktësoi ligjvënësi amerikan.

Sipas tij, një person që ka sadopak njohuri mbi Arabinë Saudite dhe princin trashëgimtar të fronit të saj duhet të dijë gjithashtu se vrasja e Khashoggit s’mund të kryhet pa dijeninë e Salmanit.

“Nëse ai (Mohammad bin Salmani) do të jetë fytyra e re dhe zëri i ri i Arabisë Saudite, atëherë Mbretëria do të kalojë kohë shumë të vështira në skenën globale. Ata (sauditët) janë aleatë të rëndësishëm, por kur bëhet fjalë për princin e kurorës, unë mendoj se ai është një person irracional, i çekuilibruar dhe po shkakton dëme shumë të mëdha në marrëdhëniet e Uashingtonit me Riadin; prandaj unë s’kam ndërmend të punojë më të”, tha Lindsey Graham mes të tjerash.

Kurse senatori republikan i Arizonës, Jeff Flake, kritikoi Presidentin Donald Trump në lidhje me përkufizimin e tij për Arabinë Saudite si “aleate e jashtëzakonshme” duke paralajmëruar se SHBA-ja, herët a vonë, do të ballafaqohet me realitetin që urdhrin e vrasjes së Khashoggit e ka dhënë pikërisht trashëgimtari i kurorës saudite, Mohammad bin Salman.

Përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, Adam Schiff, deklaroi nga ana e tij për kanalin “ABC News” se ai ka e dëgjuar me vëmendje brifingun e CIA-s rreth vrasjes së gazetarit Khashoggi.

“Nuk ma merr mendja që një gazetar dhe opozitar i rëndësishëm të jetë vrarë pa dijeninë e princit të kurorës”, theksoi ai.

Duke iu referuar shprehjes së famshme “armiku i armikut tim është miku im”, Adam Schiff vijoi me këto fjalë: “Irani është armiku ynë dhe Arabia Saudite është e rëndësishme për ne kur është fjala për t’i bërë ballë Iranit. Por kjo nuk e bën Arabinë Saudite një vend mik tonin, pasi miqtë tanë nuk vrasin gazetarë.”

Ndërsa Ted Lieu, një tjetër përfaqësues demokrat i Kalifornisë, kritikoi përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter” komunikatën e publikuar nga Departamenti i Shtetit pas brifingut të CIA-s, përmes së cilës mohohen lajmet e fundit se administrata amerikane ka një rezultat përfundimtar rreth krimit në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

“I nderuar Departament i Shtetit: Sauditët ju mashtruan për 17 ditë me radhë duke pretenduar se Khashoggi nuk është vrarë. Pastaj ata ndryshuan historinë e tyre disa herë. A u besoni me të vërtetë sauditëve dhe jo kolegëve tuaj amerikanë të CIA-s? Detyra juaj është të përfaqësoni SHBA-në dhe jo të mbuloni Arabinë Saudite”, shkroi ai në rrjetin social.

Jamal Khashoggi u vra egërsisht më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të kryer procedurën e celebrimit me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz./ trt

OPINIONE