SHBA merr masa ndaj policit serb që vrau vëllezërit shqiptarë

SHBA do të marrë masa ndaj një zyrtari të policisë serbe të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Departamenti amerikan ka thënë se do të vendos sanksione ndaj gruas dhe vajzës së Radosavljevicit, duke ua ndaluar hyrjen në SHBA.

SHBA-ja ka thënë se ish-zyrtari i policisë serbe gjatë luftës, Goran Radosavljevic, ka qenë i përfshirë në vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi.

Vrasja e vëllezërve Bytyqi ka qenë pikë kyqe në marrëdhëniet SHBA-Serbi. Ata kanë qenë shtetas amerikanë dhe SHBA vazhdimisht ka kërkuar drejtësi për ta.

Ndryshe, për njeriun që Amerika ia ndaloi hyrjen nuk dihet asgjë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne