ShBA – Miratohet drafti për ndalimin e përdorimit të fuqive të luftës nga Presidenti kundër Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin që ndalon Presidentin Donald Trump të përdorë fuqitë e luftës kundër Iranit “pa miratimin e Kongresit” dhe ia dorëzoi Presidentit të ShBA-së.

Projektligji që u miratua nga Senati amerikan muajin e kaluar dhe erdhi në Dhomën e Përfaqësuesve, u votua në Asamblenë e Përgjithshme.

Drafti u miratua me 227 vota “pro” dhe 186 “kundër”, ndërsa 17 deputetë abstenuan.

Me anë të këtij projekligji parashikohet pengimi i Trumpit për të ndërmarrë ndonjë hap ushtarak drejt Iranit pa miratimin e Kongresit.

Projektligji, për të cilin pritet që Trumpi të përdor veto, konsiderohet si përgjigja më e qartë e Kongresit për Iranin ndaj Trumpit.

Presidenti amerikan Donald Trump nga llogaria e tij në Twitter para se të votohej projektligji në Senat muajin e kaluar, kishte thënë që “ShBA-ja po i bëjnë mirë Iranit dhe nuk është koha për të treguar dobësi”.

Trump argumentoi se populli amerikan mbështeti vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Souleimani (në janar), ndërsa tha: “Sikur duart e mia të ishin të lidhura, Irani do të festonte”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne