SHBA mohon të ketë formuar forcë të sigurisë kufitare në Siri

ekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson pretendoi se ShBA-ja nuk ka formuar asnjë forcë të sigurisë kufitare në Siri.

Tillerson shtoi se detyrohen ti bëjnë një deklaratë Turqisë dhe tha se “Ne nuk formojmë asnjë forcë të sigurisë kufitare në Siri”.

Sipas lajmeve që zënë vend në mediat amerikane Tillerson gjatë kthimit në Washington nga një konferencë të mbajtur në Universitetin Stanford të Kalifornisë në ShBA bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët që e shoqëronin në avion.

Duke vënë në dukje se kupton shqetësimet e Turqisë, e cila reagoi ashpër ndaj “ushtrisë terroriste”, Sekretari Tillerson përsëriti pretendimin e tij se arsyeja e vetme e trajnimit të anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD, të cilat ai i cilësoi si “forca vendore”, është sigurimi i rajonit pas spastrimit të tij nga organizata terroriste DAESH.

Edhe gjatë fjalimit të tij të mbajtur në institutin e mendimeve Hoover në Universitetin Stanford, Rex Tillerson u prononcua edhe në lidhje me shqetësimet e Turqisë dhe çështjen e kufirit sirian.

Tillerson, i cili tha se “Kuptojmë dhe marrim seriozisht shqetësimet e Turqisë”, bëri të ditur se “Në Siri nuk mund ta përsërisim gabimin që e kemi bërë në Irak në vitin 2011”.

Sekretari amerikan pretendoi se tërheqja e parakohshme nga Iraku në vitin 2011 i ofroi strehim të sigurt Al-Kaedës, ndërsa vakumi i krijuar bëri që në skenë të dalë DAESH-i.

“Prania ushtarake e ShBA-së në Siri do të vazhdojë në drejtim të pengimit të kthimit të DAESH-it në Siri”, shtoi Tillerson.

Në mes tjerash Sekretari amerikan i Shtetit tha se “Do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorit së bashku me aleatët tanë siç është Turqia”.

Ai nënvizoi se Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, dha kontribute të rëndësishme në mundjen e organizatës terroriste DAESH dhe mirëpriti refugjatët sirianë, ndërsa bëri të ditur se “Ne do të vazhdojmë të luftojmë së bashku me Turqinë, në Idlib dhe në çdo vend tjetër ku ajo është e shqetësuar në lidhje me terroristët e PKK-së”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne