Bota

SHBA planifikon t’u japë fund përjashtimeve në sanksionet ndaj Iranit

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo pritet të deklarojë se nuk do të zgjatet më e drejta me të cilën në sanksionet ndaj sektorit të naftës së Iranit ishin liruar 8 vende, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të cilat bazohen në zyrtarët e lartë amerikanë, pritet që sekretari Pompeo ta deklarojë sot vendimin në fjalë.

Sipas kësaj pretendohet që Pompeo të deklarojë se nuk do të përjashtohen 8 vendet, të cilat më parë u liruan për një afat 180 ditor nga paketa e dytë e sanksioneve të SHBA-ve kundër Iranit, paketë kjo e cila hyri në fuqi më 5 nëntor 2018.

E drejta e përjashtimit përfundon më 2 maj

Me këtë vendim thuhet se nuk do të zgjatet më e drejta për Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Taivanin, Turqinë, Italinë dhe Greqinë të cilat “ishin të përjashtuara më parë nga vendimi i SHBA-ve i cili vendosi sanksione në blerjen e naftës nga Irani” vendim ky që ishte i vlefshëm për një periduhë 180 ditore që përfundon më 2 maj.

SHBA-të këtë vendim e kanë marrë për të rritur edhe më shumë presionin mbi ekonominë e Iranit. Theksohet se Kina, India dhe Turqia janë vendet që zhvillojnë më së shumti tregtinë e naftës me Iranin.

Pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi në zbatim paketën e parë të sanksioneve për Iranin më 7 gusht 2018 dhe paketën e sanksioneve të fazës së dytë më 5 nëntor 2018.

SHBA-të, në paketën e sanksioneve kundër Iranit, përjashtuan nga sanksionet 8 vendet në fjalë lidhur me importet e naftës në një periudhë prej 180 ditësh./ AA

OPINIONE