SHBA po përgatit një tjetër skenar për sulm kimik në Siri

Kreu i Organizatës së të drejtave të njeriut në Siri, Ahmad Kazem, deklaroi se inteligjenca amerikane ishte duke përgatitur një incident që përfshin armë kimike pranë rajonit al-Tanf, dhe qëllimi i tij do të ishte të shkaktonte një konflikt midis Damaskut dhe kurdëve të Sirisë.

“Momentalisht, nga shërbimet speciale amerikane në koordinim me ISIS po përgatitet një incident me armë kimike në al-Tanf për të shkaktuar një provokim identik me atë që u zhvillua në Duma,” tha Kazem. “Kurdët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, po përgatiten për këtë operacion të rremë”, shtoi ai. “Ky skenar është duke u përgatitur me qëllim që të shkaktojë një konflikt mes kurdëve dhe ushtrisë siriane,” tha kreu i Organizatës së të drejtave të njeriut në Siri. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë Igor Konashenkov tha se kjo ministri ka marrë informacione nga burime të shumta se militantët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe forcat speciale të SHBA-së po përgatitnin një sulm të rremë që përfshinte përdorimin e substancave helmuese në rajonin lindor sirian të Deir al- Zaur. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nisën një sulm me raketa kundër Sirisë në muajin prill, pasi pretenduan se ishte kryer një sulm kimik në rajonin Duma, në Ghutan Lindore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne