SHBA, protestat për George Floyd në ditën e 10-të

Protestat kundër racizmit në SHBA që filluan pasi afro-amerikani George Floyd humbi jetën si pasojë e dhunës policore dhe të cilat u përhapën në mbarë vendin hynë në ditën e 10-të të tyre.

Në Minneapolis ku Floyd humbi jetën u mbajtën ceremoni përkujtimore, ndërsa në shumë rajone të tjera kryesisht në New York dhe Washington vazhduan protestat.

Protestuesit në Harlem në New York, morën pjesë në protesta me kostume me qëllimin për të respektuar Floyd.

Ndërsa mijëra protestues në Brooklyn, brohoritën kundër kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio i cili ndodhej në shesh.

Duke reaguar kundër ndërhyrjes së kryer dje kundër protestuesve nga policia pas orës policore, protestuesit i bënë thirrje për dorëheqje de Blasios.

Ndërkohë një grup protestuesish u mblodhën përpara shtëpisë së de Blasio dhe brohoritën me slogane kundër tij.

Në anën tjetër ka tërhequr vëmendjen se shumë helikopterë fluturuan në New York në kuadrin e masave të marra.

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua nga policia disa ditë më parë në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai iu përgjërua policëve duke thënë: “Nuk mund të marr frymë”, pasi një polic i kishte vendosur për disa minuta gjurin mbi qafën e tij.

Floyd ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua nga ekipet shëndetësore që mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që pamjet e regjistruara me celularë nga qytetarët që kalonin në rrugë shkaktuan reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Pamjet ndezën sërish debatin mbi dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë në SHBA dhe si rrjedhojë u mbajtën protesta në shumë qytete të vendit kryesisht në Minneapolis./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne