Bota

SHBA shfrytëzojnë ISIS-in për të qëndruar në Irak

Forcat amerikane do të qëndrojnë në Irak, për sa kohë që kjo do të jetë e nevojshme. Kështu deklaroi të dielën koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Arsyeja kryesore është se pas mposhtjes ushtarake të ISIS-it (DEASH), fillon përpjekja për stabilizim për çka nevojitet prania jonë, kështu që kjo është njëra nga arsyet e qëndrimit tonë”, tha koloneli Sean Ryan, zëdhënës i koalicionit të kryesuar nga SHBA. Por një vëzhgues politik irakian thekson se Shtetet e Bashkuara kërkojnë ta mbajnë grupin terrorist ISIS si një “kërcënim të mundshëm” në mënyrë që të ruajnë praninë e tyre ushtarake në Irak. “Herën e fundit kur sulmuan dhe pushtuan Irakun, SHBA përdorën pretekstin e vendosjes së demokracisë në Irak dhe pretekstin e rindërtimit të vendit. Tani objektivi është ndryshuar për shkak se populli irakian ka zbuluar se SHBA-të nuk synojnë demokracinë dhe rindërtimin e Irakut, por në të vërtetë e kanë shkatërruar Irakun dhe kanë mbjellë farën e mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve “, tha Zejd al-Isa në një intervistë të dielën për kanalin televiziv iranian Press TV. “Pra, tani prania ushtarake amerikane justifikohet nën një pretekst të ndryshëm, që në thelb është stabilizimi. Kjo prani, mbetet shumë e paqartë dhe e hapur për interpretime, nuk ka ndonjë afat kohor të caktuar, nuk ka renditje specifike, nuk ka caqe specifike, kështu që ata duan të qëndrojnë nën pretekstin e rrezikut të ISIS-it”, shtoi vëzhguesi politik irakian./ PT

Etiketa

OPINIONE