Bota

SHBA shpall terroristin e radhës

Me rënien e Shtetit Islamik, Shtetet e Bashkuara shpallin kundërshtarin e radhës në të ashtuquajturin front kundër terrorizimit. Bëhet fjalë për Hamza Bin Laden, djalin e ish-kreut të Al Kaedës, për të cilin ka dyshime se ka nisur riorganizimin e celulës terroriste.

Për këdo që jep të dhëna për vendndodhjen e tij, Uashingtoni ka vendosur një shpërblim prej 1 milionë dollarësh, siç thuhet në njoftimin për shtyp të strukturave kundër terrorizmit të departamentit amerikan të shtetit.

“Të paktën nga gushti i 2015, në internet ka audio dhe video me të cilat kërcënojë të kryejë sulme kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij i cili u vra në maj 2011 nga ushtarët amerikanë”– thuhet në njoftimin e  diplomacisë amerikane.

Hamzai ,  i njohur si “Pinci i Xhihadit” konsiderohet se trashëgimtari i preferuar i  26 djemve të Osama Bin Laden, njeriut që fajësohet  për sulmet e 11 shtatorit 2001.  Ekspertë në organizatat islame theksojnë se i riu rreth të tridhjetave, drejton organizatën Ansar al-Furkan, e cila ka rekrutuar luftëtarët më radikalë të Al Kaedës dhe Shtetit Islamik. Për autoritetet amerikane  është e panjohur ku ndodhet i Hamza bin Laden. Dyshimet janë se ai është nëse në Iran, Siri apo Afganistan.

OPINIONE