SHBA-të nuk mund ti kundërvihen Rusisë dhe Kinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në gjendje të kundërvihen forcave strategjike të Rusisë dhe Kinës, pasi që sistemi kundër raketor enuk është planifikuar të mbrojë vendin nga ky lloj kërcënimi, ka deklaruar ndihmës ministri i mbrojtjes amerikane Xhon Rud.

“Sistemi i mbrojtjes antiraketore në këtë formë nuk ka mundësi të ofrojë përgjigje arsenalit nuklear të Rusisë dhe Kinës. Kjo nuk ishte detyra jonë parësore”, ka thënë Xhon Rudi në dëgjimin e tij në Senatin amerikan.

Edhe pse theksoi, se prezantimi i armatimit të ri rus askënd në Pentagon nuk e ka befasuar, por shumicën e ka zhgënjyer mënyra se si këtë e ka bërë presidenti i Rusisë Vladimir Putini.

Ai ka përkujtuar se, përkundër kësaj fokusi i strategjisë së re amerikane është pikërisht drejt Rusisë dhe Kinës.

“Të dyja vendet punojnë në armatimin hipersonik dhe armëve tjera, ndërsa sjellja e tyre në hapësirën sajberike na shqetëson pa masë”, ka shtuar Xhon Rudi.

Putini para ca kohësh në prezantimin e tij para Kuvendit Federal ka prezantuar llojet më të reja të armëve ruse, fjala ishte për sistemet raketore ”Sarmat”, dronat nënujore, raketat kryqëzore nukleare, sistemet raketore ajrore”Kinxhal” dhe armët e reja laserike dhe hipersonike”.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne