Bota

SHBA-të do të mbështesin Izraelin

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence ka paralajmëruar se shteti i tij do të mbështet Izraelin në rast se e sulmon Irani.

“Provokimet e rrezikshme nuk do të mbesin pa reagim të shpejta nga Izraeli, Amerikës dhe aleatëve tanë”, ka thënë ai në paraqitjen e tij në konferencën vjetore të lobit proizraelit, komitetit amerikano-izraelit për punë publike.

Duke iu referuar marrëveshjes nukleare të fuqive të mëdha me Iranin, ka paralajmëruar se në rast se ky dokument nuk do të ndryshojë gjatë muajve në vijim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga kjo marrëveshje.

Mike Pence ka thënë se Washingtoni do të veprojë kundër “agresionit iranian” në fushëbetejat tjera.

“Nuk do të lejojmë që humbja e ISIS-it të shndërrohet fitore për Iranin”, ka thënë nënpresidenti amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kurrë nuk do të lejojë që Irani të zhvillojë armë nukleare”.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, i cili të dielën ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të hënën është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trumpin, ndërsa të martën do të flas në tubimin e AIPAC-ut.

Ai para drekës së punës me Donald Trumpin ka deklaruar se Irani është ”sfida më e madhe në Lindjen e Afërt” dhe se “duhet ndalur”.

Pas kësaj, Netanjahu, në paraqitjen e tij para gazetarëve izraelit, ka cek se Irani ishte tema kryesore e bisedimeve të tija me Donald Trumpin, ndërsa për marrëdhëniet me palestinezët i kanë kushtuar vetëm çerekun e kohës së dedikuar për bisedime në mes tyre.

Ai i ka akuzuar palestinezët se ”po përpiqen të ikin nga bisedimet, apo së paktën nuk nxitojnë drejt tryezës së bisedimeve”.

Burimi : Al Jazeera/ ML