SHBA, tjetër reagim mbi fatin ujgur në Kinë: Edhe përdhunime!

Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” nga raportet e përdhunimit sistematik dhe abuzimit seksual të grave në kampe për ujgurët në rajonin Xinjiang të Kinës, tha Departamenti i Shtetit.

BBC më parë raportoi se disa ish-të arrestuar dhe roje kishin zbuluar se ata kishin “përjetuar ose ishin dëshmitarë të përdhunimit sistematik masiv, abuzimit seksual dhe torturës”.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet, përfshirë dëshmitë e dorës së parë, të përdhunimit sistematik dhe abuzimit seksual të grave në kampe për ujgurët dhe muslimanët e tjerë në Xinjiang,” komentoi një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Ajo përsëriti se Kina kishte kryer “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid” në Xinjiang, duke shtuar se “krimet e rënda duhet të kishin pasoja të rënda”.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit theksoi se Kina duhet të lejojë “hetime të menjëhershme dhe të pavarura nga vëzhguesit ndërkombëtarë” mbi akuzat për përdhunim, “së bashku me krimet e tjera të kryera në Xinjiang”.

Pekini ka mohuar akuzat për abuzim në Xinjiang, duke shtuar se qëllimi i komplekseve është të luftojnë ekstremizmin dhe separatizmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se artikujt e BBC ishin “pa bazë faktike” dhe shtoi se ata që bënë akuzat në disa raste ishin “aktorë në përhapjen e informacionit të rremë”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne