Bota

SHBA: Trupi i Khashoggit duhet t’i jepet familjes për varrimin

 Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Arabisë Saudite se duhet të gjendet trupi i gazetarit teë vrarë saudit Jamal Khashoggi dhe t’i jepet sa më parë familjes për procesin e varrimit.

Zv/zëdhënësi i Departamenti Amerikan të Shtetit, Robert Palladino, në një konferencë për media foli për vrasjen e Khashoggit. Ai duke i bërë thirrje qeverisë së Arabisë Saudite, tha se “për SHBA-të do të konsiderohen përgjegjës jo vetëm vrasësit e Khashoggit, por edhe personat që kanë lidhje me vrasjen”.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria Publike e Stambollit u theksua se “gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë sipas një plani të parapërgatitur, duke u mbytur sapo ka hyrë për procedura të martesës në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, ndërsa më pas kufoma e tij është zhdukur duke u copëtuar”.

Burimi: AA

OPINIONE