Shqiperia

Shefi i propagandës së Ramës, dikur protestonte për lirinë e medias

Endri Fuga, drejtori i komunikimit në Kryeministri, ndryshe i njohur si shefi i propagandës së Edi Ramës, vite më parë,  kur nuk ka patur detyrën e vështirë të mbulimit të gafave të kryeministrit, apo të shpëlarjes së trurit të qytetarëve, shihej rëndom në protesta në favor të lirisë së medias.

Në fotografinë e shkrepur nga agjensia LSA në vitin 2007, kur në pushtet ishte Sali Berisha, shfaqet Fuga së bashku me kolegët e tij të lëvizjes “Mjaft”, duke protestuar kundër kapjes së mediave nga “oktapodi Berisha”,  (shih fotot më poshtë). Për ta ilustruar më mirë këtë gjë për qytetarët, Fuga bashkë me shokët e tij, kanë vendosur një oktapod mbi një televizor ku është ngjitur fotografia e Sali Berishës.

Ironikisht, Fuga sot punon krah për krah me kryeministrin Edi Rama dhe kanë shtrirë tentakulat mbi median, më keq se ish kryeministri Berisha.