Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit: Kemi sulmuar mijëra objektiva për 4 vjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Gadi Eizenkot ka njoftuar se ushtria izraelite ka sulmuar mijëra objektiva në 4 vitet e fundit, përveç Sirisë, ashtu edhe në vende të tjera emrin e të cilave nuk e ka treguar.

Në një intervistë të dhënë për televizionin izraelit Kanal 2, Eizenkot u shpreh kështu: “Gjatë katër viteve të fundit, ne kemi sulmuar mijëra objektiva në Siri dhe në vende të tjera.”

Gjenerali Eizenkot, mandati i të cilit do të përfundoj javën e ardhshme, tha se është krenar për operacionet e ushtrisë pa pasur nevojë të bënte një luftë të madhe, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me vendet e tjera në të cilat kanë kryer operacione , përveç Sirisë.

Gjenerali izraelit argumentoi se Izraeli është ‘më i sigurt’ se kurrë, duke shtuar se: “Por, ai po ashtu po ballafaqohet me shumë sfida, veçanërisht me Iranin.” Eizenkot u shpreh se gjatë mandatit të tij, atë e shqetësonte vetëm kërcënimi që vinte nga Irani, si dhe shtoi se: “Irani po përpiqet të ndërtojë një infrastrukturë të veçantë ushtarake në Siri dhe të hapë një front të dytë.”

Ndërsa në lidhje me nisjen e një lufte ndajj Rripit të pushtuar të Gazës, Eizenkot u shpreh se: “Izraeli ishte i gatshëm për një luftë në Gaza, por ushtria nuk e mendonte një opsion të tillë.” Eizenkot, i cili pretendon se gjatë mandatit të tij, është përmirësuar bilanci strategjik i Izraelit, u shpreh se në krahasim me 20 vitet e fundit, ushtria izraelite është e gatshme për luftë më shumë se kurr.

Është njoftuar se në vend të Eizenkotit, mandati i të cilit do të përfundoj, është emëruar zëvendësi i tij, gjenerali Aviv Kochavi, i cili u emërua nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Avigdor Liberman.

Aeroplanët izraelit, të premten mbrëma, zhvilluan një sulm me raketa ndaj aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, i cili gjendet në lindje të kryeqytetit të Sirisë, Damask. Në dlihje me këtë sulm, agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA kishte thënë se: “Avionët luftarat izraelit morrën në shënjestër afërsin e aeroportit të Damaskut. Duke iu përgjigjur këtij sulmi, sistemet tona të mbrojtjes ajrore ulën shumicën e raketave. Në sulm u qëllua një nga depot në aeroport.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne